Shkupi lider në Maqedoninë e Veriut, trajneri i lumtur për fitore ndaj Renovës

Futboll

Shkupi lider në Maqedoninë e Veriut, trajneri i lumtur për fitore ndaj Renovës

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:44
Shkupi lider në Maqedoninë e Veriut, trajneri i lumtur për fitore ndaj Renovës

Skuadra e Shkupit vazhdon të shkëlqej me rezultatet pozitive në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Kësaj radhe, Shkupi në Çair, e mposhti Renovën me rezultat 2:1.

Serinë e golave e hapi sulmuesi Sunday Adetunji, ndërsa golin e dytë e shënoi Freddy Alvarez nga pika e bardhë.

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Mustafov në minutën e 83.

I lumtur me rezultatin dhe fitoren, pas ndeshjes, foli kryetrajneri Goce Sedloski.

“Dua ti falënderoj lojtarët që bënë maksimumin. Ishte ndeshje mirë e menaxhuar nga ana jonë edhe pse mund të shënonim në pjesën e parë pasiqë kishim shumë raste të mira.

Por nuk duhet të harrojmë që luajtëm kundër një skuadre të fortë siç është Renova. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe fitoren. Poashtu dua t’i falënderoj edhe tifozët për përkrahjen e tyre, na duheshin këto 3 pikë dhe arritëm që ti marrim”.

Skuadra e Shkupit me këtë fitore vazhdon të qëndroj në pozitën e parë në tabelë, me 26 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat