Raiola i bën nder Milanit

Futboll

Raiola i bën nder Milanit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:45
Raiola i bën nder Milanit

Te Milani ka ardhur koha e rinovimeve. Pas nënshkrimit me talentin belg Salemakers, kuqezinjtë janë fokusuar tek yjet e skuadrës, një ndër ta dhe Teo Hernandez.

I vënë nën lupën e ekipeve më të mëdha europiane, Teo pritet që shumë shpejtë të rinovojë kontratën me Milanin. Aktualisht francezi paguhet 2 milionë euro në sezon, ndërsa kontrata e re parashikon dyfishim page deri në vitin 2026.

E gjitha kjo ka ardhur falë agjentit të njohur, Mino Raiolës.

Ky i fundit po tenton të marrë nën menaxhim Teon, por agjenti aktuali i francezit Kuilon ka përshpejtuar tratativat me Milanin duke e nxjerrë jashtë loje ‘’ujkun’’ Raiola.

Shumë shpejt pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re, që do të qetësonte drejtuesit dhe do të largonte PSG-në, e cila i ka vënë syrin prej kohësh yllit të krahut të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat