Derbi me Partizanin

Futboll

Derbi me Partizanin

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 11:28
Derbi me Partizanin

Klubi Tirana ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF për hapjen e stadiumit “Air Albania” në 100 për qind të kapacitetit të tij. Skuadra bardheblu, duke marrë shkas nga ndeshja e Shqipërisë me Poloninë dhe uljen e rasteve të COVID-it, i ka kërkuar FSHF-së që të negociojë hapjen e stadiumit.

Në fakt, kërkesa është legjitime, sepse FSHF është organizatorja e garës dhe duhet të marrë leje tek instancat më të larta të shtetit.

Nga ana tjetër, është e kotë që të ketë kritika dhe ndalesa kur jepet leje për një stadium të mbushur plot vetëm dy javë më parë. Është e drejtë legjitime e klubeve që të luajnë ndeshjen më të madhe të Superiores me tifozë dhe të marrin disa të ardhura më shumë.

Është e kotë dhe e pakuptimtë që COVID-i të përdoret si shkak që stadiumi të mbyllë dyert dhe skuadrat të jenë me 30 për qind të kapacitetit. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Tiranës, Partizanit dhe çdo skuadre i bëhet një padrejtësi e madhe, duke i diskriminuar, sepse nuk kanë fuqi politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat