Në një moment ndërpritet ndeshja ndërmjet Newcastle United dhe Tottenham

Futboll

Në një moment ndërpritet ndeshja ndërmjet Newcastle United dhe Tottenham

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 18:49
Ndërpritet ndeshja ndërmjet Newcastle United dhe Tottenham

Është ndërprerë ndeshja në mes Newcastle United dhe Tottnehma, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së tetë të Premier Ligës.

Mësohet se arsyeja e ndërprerjes së ndeshjes nga gjyqtari anglez, Andre Mariner, është për shkak se një fans në tribunat e stadiumit “St James Park” ka kollapsuar pas një ataku kardiak në zemer, shkruan Insporti.

Takimi u ndërpre në minutën e 41’të, ku rezultati deri në atë moment ishte 1-2 në të mirë të Tottenham.

Pjesa e parë është pezulluar dhe lojtarët e të dy ekipeve kanë shkuar më herët në dhomat e zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat