Icardi nuk paraqitet në stërvitje me PSG-në

Futboll

Icardi nuk paraqitet në stërvitje me PSG-në

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:39
Icardi nuk paraqitet në stërvitje me PSG-në

Sipas L’Equipe, Mauro Icardi nuk është stërvitur me klubin mëngjesin e sotëm për shkak të problemeve familjare.

Në fakt, dje ka ardhur lajmi se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara janë ndarë për shkak të një lidhje jashtëmartesore të ish-kapitenit të Inter-it.

Sipas medias franceze, Mauro duket se po e përjeton shumë keq vendimin e Nara-s për t’u larguar nga Parisi bashkë me fëmijët.

Të shtunën, Wanda, që është edhe menaxherja e Icardi-t, e ka akuzuar futbollistin se e ka tradhtuar atë me një “ku*vë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat