Ibra kthehet sonte ndaj Veronës

Futboll

Ibra kthehet sonte ndaj Veronës

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:40
Ibra kthehet sonte ndaj Veronës

Zlatan Ibrahimoviç është përsëri në dispozicion të Stefano Piolit. Trajneri i Milanit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Veronës, përfshirë edhe suedezin. Në konferencën për shtyp, në prag të kësaj sfide, trajneri kuqezi ishte akoma i pavendosur për mundësinë e thirrjes së sulmuesit suedez, por përgjigjet e 40-vjeçarit në seancën e fundit stërvitore e bindën atë.

Ja kuqezinjtë e grumbulluar për ndeshjen Milan-Verona

Portierë: Jungdal, Tatarusanu.

Mbrojtës: Ballo-Touré, Calabria, Conti, Gabbia, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Pellegri, Rebiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat