Dani Alves: Nëse Barcelona mendon se ka nevojë për mua, është çështje e një telefonate

Futboll

Dani Alves: Nëse Barcelona mendon se ka nevojë për mua, është çështje e një telefonate

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:00
Dani Alves: Nëse Barcelona mendon se ka nevojë për mua, është çështje e një telefonate

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves ka folur për një rikthim të mundshëm në Barcelonë, shkruan Zeri.info.

"Të thuash që Barcelona ka nevojë për mua tani është shumë. Unë gjithmonë kam thënë se kam lënë klubin sepse gjërat nuk shkuan ashtu siç mendoja se ishte e drejtë. Nuk doja të shihja se si përfundoi pasi u largova".

“Nëse Barcelona mendon se ka nevojë për mua, është çështje e një telefonate. Unë besoj se unë ende mund të përfitoj kudo, por mbi të gjitha te Barca, sepse tani ka shumë lojtarë të rinj atje”.

“Në të gjitha klubet ku kam luajtur, ka pasur një kombinim perfekt të rinisë dhe përvojës. Pastaj vjen koha kur lojtarët e rinj rriten dhe më të mëdhenjtë largohen. Tani është një cikël natyror, por gabimet ndodhin në futboll. Tani ky proces është përshpejtuar, por kjo nuk duhet të ndodhë”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit për të rinjtë. Gjithçka është e re për ta. Duhet të ketë një kombinim që jep ekuilibrin e nevojshëm. Dhe ai do të japë një mundësi për të luftuar për rezultate të mëdha”, tha Alves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat