Newcastle me investime të mëdha

Futboll

Newcastle me investime të mëdha

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:00
Newcastle me investime të mëdha

Drejtuesja e re e klubit të Newcastle United, Amanda Staveley, gjatë një interviste për mediet angleze sqaroi situatën lidhur me investimet që drejtuesit e rinj sauditë do të kryejnë për të përforcuar skuadrën.

Ajo u premtoi tifozëve që ndërhyrjet nga ana e pronarëve te rinj do të jenë në tërësi për zhvillimin e klubit.

48-vjeçarja theksoi se synimi i Princit të Kurorës, Mohammad Bin Salman Al Saud, ёshtё ta bëjë Newcastle një nga klubet më të forta në botё.

Staveley shtoi mё tej se çdo investim që do të kryhet do të jetë brenda limiteve që ka vendosur Premier League. Gjithashtu ajo theksoi se do t’u përmbahen rregullave të Fair Play-t Financiar, megjithёse investimet do të jenë të mëdha.

Në fund, Amanda Staveley pohoi se nuk do të investohet vetëm në afrimin e futbollistëve të mëdhenj, por edhe në anën organizative për të sistemuar çdo gjë në lidhje me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat