Me tri pasaporta

Futboll

Me tri pasaporta

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 19:13
Me tri pasaporta

Mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport ku ka folur për eksperiencën në Serie A, trajnerin e tij Mourinho si dhe për mundësinë për të luajtur me një kombëtare tjetër dhe jo Brazilin.

"Unë kam lindur në Brazil dhe ndihem brazilian, ndaj do doja të luaja për kombëtaren e vendin tim, por le të shohim.

Unë kam gjithashtu një pasaportë italiane dhe një uruguajane. Kështu që, unë do të pres se kush do të më telefonojë.

Futbolli ka ndryshuar, shumë skuadra neutralizojnë lojtarë të huaj. Nga Mourinho mund të mësosh çdo ditë. Ai është një trajner që të ndryshon perspektivat.

Nga ai kam mësuar shumë gjëra, kur duhet ta luaj topin dhe kur nuk duhet të rrezukoj. Nuk e di. Ndoshta sepse isha pa përvojë dhe më duhej ende kohë për tu ambientuar me kampionatin Italian. Atëherë ekipi ishte shumë i fortë. Unë mendova se mund të gjeja hapësira sepse përndryshe nuk do të shkoja, por mesa duket u gabova", ka theksuar Ibanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat