Rashica i lumtur që e takoi në Prishtinë

Futboll

Rashica i lumtur që e takoi në Prishtinë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:43
Rashica i lumtur që e takoi në Prishtinë

Ndeshja e kualifikuese për Kupën e Botës mes Kosovës dhe Gjeorgjisë ishte një mundësi e mirë për Milot Rashicën që ta shohë një ish-bashkëlojtar të vetin gjeorgjian.

Gjeorgjia e mundi 2:1 Kosovën në Prishtinë dhe u dërgoi në vendin e fundit në Grupin B kualifikues për Botëror të martën.

Sulmuesi i Norwich City Rashica nuk arriti t’i ndihmojë ekipit dardan ta shmangë humbjen e katërt në këto kualifikime, por e pati mundësinë ta takojë një ish-bashkëlojtar të vetin.

Ylli vushtrrias luajti një orë para se të zëvendësohej për t’i liruar vendin Lirim Kastratit.

Pas ndeshjes, ai u takua në fushën e stadiumit Fadil Vokrri me  Guram Kashian, ish-bashkëlojtarin e vet te Vittesse në ligën elitare holandeze.

Rashica e quajti vëlla Kashian në përshkrimin e një fotografie që e shpërndau në Instagram, në të cilën gjeorgjiani e kishte përmendur atë duke theksuar: “Më vjen mirë që të shoh vëlla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat