Kritikon vetveten

Futboll

Kritikon vetveten

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:25
Kritikon vetveten

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas humbjes së Kosovës kundër Gjeorgjisë.

Ai shënoi golin e vetëm të Kosovës nga pika e bardhë në minutën e 45-të të ndeshjes, derisa ai ka thënë se ka marrë lavdërime nga trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol.

“Po, pas ndeshjes trajneri e lavdëroi shpirtin luftarak të Kosovës derisa pati lëvdata për mua duke me thënë se i pëlqej si lojtar”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Tutje, Muriqi ka thënë se ata tani duhet të punojnë dhe të marrin një rezultat pozitiv në Greqi.

“Duhet të punojmë dhe së paku të marrim së paku një pikë në Greqi. Kemi kualitet dhe ndonjëherë na duhet fati siç ishte ai në fund të ndeshjes, ku pavarësisht rastit lojtari e humbi atë, por këto gjëra ndodhin”.

“Kisha raste, nuk i shfrytëzova, kështu që së pari duhet të kritikojmë veten dhe tani të shohim para”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi ka kujtuar 12 ndeshjet pa humbje, Muriqi beson se do të këtë rezultat pozitiv në Greqi dhe ta përfundojnë këtë vit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat