Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren

Futboll

Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:08
Gjasula mesazh mbështetës për Kombëtaren

Ditën e sotme, u bë i ditur lajmi që mesfushori Klaus Gjasula do të mungojë me Kombëtarën për sfidën e mbrëmjen ndaj Polonisë si pasojë e infektimit me COVID.

Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe trajnerin Edi Reja që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve.

Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.

Gjasula e ka shoqëruar me një frazë foton duke shkruar: ‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat