Italia triumfon në finalen e vogël të Ligës së Kombeve

Futboll

Italia triumfon në finalen e vogël të Ligës së Kombeve

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:15
Italia triumfon në finalen e vogël të Ligës së Kombeve

Italia ia ka dalë të triumfojë në finalen e vogël të Ligës së Kombeve duke mundur Belgjikën me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por pjesa e dytë nisi menjëherë e vrullshme. Mesfushori i Interit,  Nikolo Barela kaloi axurrët në avantazh me një supergol në minutën e 47-të të takimit.

Në minutën e 65-të, Berardi u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit duke shënuar dhe të dytin për Italinë. Belgjika u kujtua vetëm në fund me talentin Ketelar që mposhti Donarumën pas një aksioni të nisur nga duart e portierit Kurtua.

Por kaq mjaftoi me Italinë që siguron vendin e tretë të turneut, ndërsa finalja e madhe ndërmjet Francës dhe Spanjës do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat