Jashanica optimist për Ballkanin: Do të luftojmë në çdo ndeshje 

Futboll

Jashanica optimist për Ballkanin: Do të luftojmë në çdo ndeshje 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:24
Jashanica optimist për Ballkanin: Do të luftojmë në çdo ndeshje 

Ballkani nga Theranda është pa humbje në 8 ndeshjet e para të elitës së futbollit të Kosovës, duke regjistruar 4 fitore e 4 barazime.

Skuadra nga Theranda po tregon formë të mirë duke kryesuar renditjen me 16 pikë, dy më shumë se Drenica nga Skenderaj. 

Bajram Jashanica, prej mbrojtësve më të mirë në Kosovë, tha se në çdo ndeshje do të kërkojnë pikë maksimale.
Jashanica me shokë po e jep maksimumin në secilën sfidë, me synime që të ruajnë e përforcojnë pozitën e parë në vazhdim të kampionatit. 

Ballkani kryeson renditjen, si i sheh Jashanica klëto javët e para, a mendon se po shkon sipas parashikimeve dhe a ka pritur edhe më shumë pikë?

“Jemi në vend të parë po është ende herët për të thënë ndonjë gjë apo vlerësuar se cila ekip do të jetë deri në fund në vend të parë.

Ne jemi kryesuesit dhe shpresoj të mbajmë deri në fund, pavarësisht se jemi aty neve na duhet edhe shumë punë pasi duhet shumë për ta mbajt atë pozitë.

Kemi një fond të mjaftueshëm lojtarësh, me një staf shumë të mirë dhe normalisht kryesia e klubit e cila gjithmonë na qëndron pran.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë në çdo ndeshje për të arrit pikët maksimale. Ndoshta kemi mund të jemi edhe me më mirë po gjithsesi jemi lider dhe ta vazhdojmë kështu”, thotë Jashanica për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ballkani përgatitet për derbin me Gjilanin në Gjilan, për të importuar pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat