“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin

Futboll

“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:01
“Dardanët” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të hapin 100% stadiumin

Javën e ardhshme, Kosova do të zhvillojë sfidën e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Kupën e Botës.

Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve”, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që të martën për sfidën e fundit të Kosovës në “Fadil Vokrri”, të lejohet pjesëmarrja e tifozëve me kapacitet të plotë.

Postimi i Berishës pa ndërhyrje:

Ministria e shendestsise, e kultures rinise dhe sportit, të martën është ndeshja e fundit e djemve tanë në stadiumin Fadil Vokrri per këtë vit kundër Gjeorgjisë.

Hapeni stadiumin me 100% për një fitore edhe një atmosfer që së kena perjetu moti. S'ka raste, kena vaksina, e kemi dëshmu që i përmbahemi rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat