Pioli flet pa “doreza”

Futboll

Pioli flet pa “doreza”

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 01:02
Stefano Pioli

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur në Festivalin e Sportit në Trento dhe thekson se lojtari më i mirë që ka stërvitur është Zlatan Ibrahimovic. Ai veçon një tjetër emër të madh, gjermanin Miroslav Klose.

“Ibrahimovic ka akoma shumë për të dhënë në fushën e blertë. Ka një nivel shumë të lartë, edhe me më të rinjtë. Është i rreptë kur duhet dhe i kujdesshëm në momentet më të vështira.

Shpresoj që kjo periudhë pushimi ta ndihmojë të arrijë formën e tij më të mirë. Në fushë e kupton lojën shumë shpejt, para të tjerëve, pa harruar edhe formën fizike që të impresionon.

Është lojtari më i mirë që kam stërvitur, edhe pse kam patur edhe një lojtar tjetër shumë të fortë: Miroslav Klose te Lazio”, ka deklaruar Pioli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat