Ndeshjen e radhës Kosova U21 e zhvillon të martën e ardhshme

Futboll

Ndeshjen e radhës Kosova U21 e zhvillon të martën e ardhshme

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:28
Ndeshjen e radhës Kosova U21 e zhvillon të martën e ardhshme

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit G për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023.

Dardanët e rinj janë mposhtur nga Republika e Çekisë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, të enjten në mbrëmje, me rezultat të ngushtë 1:0.

Kosova U21 pas tri ndeshjeve të zhvilluara në këtë cikël kualifikues mbetet në kuotën e tri pikëve dhe zë pozitën e katërt në grup, derisa Republika e Çekisë e kryeson renditjen me 9 pikë.

Ndeshjen e radhës Kosova U21 e zhvillon të martën e ardhshme prapë kundër Republikës së Çekisë, por në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat