Gjici konfirmon të ardhmen e trajnerit

Futboll

Gjici konfirmon të ardhmen e trajnerit

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:53
Gjici konfirmon të ardhmen e trajnerit

Diego Longo do të vijojë të jetë trajneri i Kukësit. Italiani u rikthye këtë të enjte në Tiranë ku zhvilloi dhe një takim kokë më kokë me presidentin e nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Numri një i klubit verilindorë dhe trajneri pas një bisede, ku pa diskutim diskutuan bashkëpunimin ndërmjet tyre , punën e bërë deri më tani dhe të ardhmen, shuan çdo dyshim duke vijuar punën së bashku.

I kontaktuar nga News24, Safet Gjici konfirmoi se Diego do të jetë trajneri i Kukësit, në fakt Gjici personalisht nuk e kishte vendosur kurrë në dyshim një fakt të tillë por ishte trajneri që u shfaq i lëkundur dhe i paqartë pas humbjes së pësuar kundër Teutës.

Italiani kërkon autonomi të plotë në vendimmarrje, gjë për të cilën Gjici i ka dalë garant. Drejtuesit e klubit verilindorëve vlerësojnë shumë punën e bërë nga Diego Longo deri më tani, diçka të tillë e shprehu pak ditë më parë drejtori Sportiv Pero Pejiç ndërsa konfirmohet edhe nga Safet Gjici.

Diego Longo nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore, por grupi vijojë punën në drejtimin e përgatitësit atletik Iris Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat