Trajneri i Kilit, i shqetësuar

Futboll

Trajneri i Kilit, i shqetësuar

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:41
Trajneri i Kilit, i shqetësuar

Alexis Sanchez ka grumbulluar vetëm 70 minuta këtë sezon me Interin e Simone Inzaghi. Ish-sulmuesi i Manchester United, fillimisht i ndaluar nga një dëmtim tjetër i muskujve, po përpiqet të gjejë hapësirë te zikaltrit. Për momentin, në hierarkitë e ish-trajnerit të Lazios ai vjen pas Lautaro Martinez, Dzeko dhe Correa.

E gjitha kjo përbën një problem, sipas trajnerit të kombëtares së Kilit, Martin Lasarte, i cili, duke folur për lojtarin e datëlindjes 1988, nënvizoi: “Nëse ai është këtu do të thotë që po bën mirë.

Ky është aspekti më i rëndësishëm. Megjithatë, në periudhën e fundit ka luajtur shumë pak dhe ky është një problem, kryesisht sepse vjen nga një dëmtim.

Nuk do të kishte qenë kështu nëse do të kishte luajtur menjëherë, pas një periudhe vazhdimësie. Realiteti është ky dhe ne kemi nevojë për Alexis. Ai mund të luajë në dy role, si sulmues i parë dhe prapa qendër-sulmuesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat