Te Tirana respektojnë protokollin

Futboll

Te Tirana respektojnë protokollin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:33
Te Tirana respektojnë protokollin

Covid-19 depërton në grumbullimin kuqezi. Sic bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, mbrojtësi i Tiranës Erjon Hoxhallari, e po ashtu edhe fizioterapisti Arzen Voci kanë rezultuar pozitivë me Covid në testet e kryera dhe kanë lënë menjëherë grumbullimin e kombëtares.

Mbrojtësi Hoxhallari nuk do të jetë në dizpozicion të Edy Reja-s, për dy takimet e radhës, me Hungarinë këtë të shtunë, dhe me Poloninë 3 ditë më pas. Interesant është fakti se vetëm një ditë më parë, e njëjta situatë u konstatua edhe te përfaqësuesja e 21-vjeçarëve pasi federata komunikoi se pozitiv ndaj Covid -19 kishte rezultuar edhe Marsel Ismailgeci, i cili la grumbullimin e ekipit shpresa.

Duke qenë se të tre personat në fjalë, Hoxhallari, Ismailgeci dhe Voci, janë pjesë e ekipit të Tiranës, është e lehtë të kuptohet se ka një vatër infektimi në klubin bardheblu.

Skuadra kryeqytetase luajti ndeshjen e saj të fundit, para pak ditësh, të dielën e kaluar ndaj Lacit, ku si Hoxhallari ashtu dhe Ismailgeci ishin titullarë në 11-shen fillestare të Orges Shehit. Në klubin bardheblu ndërkohë në respekt edhe të protokollit anti-Covid pas konstatimit të dy lojtarëve të skuadrës positive do të testohet edhe pjesa tjetër e grupit. Gjithsesi në skuadër deri tani asnjë nga futbollistët e tjerë nuk ka shfaqur simptomat e sëmundjes.

Tirana ende nuk i ka nisur seancat stërvitore pas ndërprjeres së kampionatit për shkak të pauzës së kombëtareve, dhe diçka e tillë do të kryhet vetëm pasi të meren rezultatet e testeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat