Majkëll Ngo nuk e mendon dy herë për Bora Zemanin

Futboll

Majkëll Ngo nuk e mendon dy herë për Bora Zemanin

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 22:55
Majkëll Ngo nuk e mendon dy herë për Bora Zemanin

Majkëll Ngo ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Procesi Sportiv“, ku futbolli nuk ka qenë e vetmja temë diskutimi për të.

Gazetari Edi Manushi i ka vënë në pozitë të vështirë për të zgjedhur se cilën nga moderatoret e “TCH“ do të zgjidhte në kohën e lirë në darkë.

Mes Bora Zemanit, Fjoralba Ponarit dhe Nevina Shtyllës, sulmuesi i Tiranës nuk e mendon dy herë përgjigjen. “Atë me të verdha”, thotë Ngo duke drejtuar gishtin nga fotografia e Bora Zemanit.

Ndërkohë një pyetjeje të tillë nuk i ka shpëtuar as Erjola Doçi, që përpara saj i janë vendosur si alternativa Eros Grezda, Majkëll Ngo dhe Bekim Balaj.

“Me sy hapur, nuk e di. Me sy mbyllur, Grezdën. Frymëzohet nga profilet tona në mesnatë”, ka thënë Erjola Doçi, cila më pas ka lënë të nënkuptohet se të dy kanë shkëmbyer edhe mesazhe në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat