Presidenti i Barcelonës nuk e lejon të shkojë në Holandë

Futboll

Presidenti i Barcelonës nuk e lejon të shkojë në Holandë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:36
Presidenti i Barcelonës nuk e lejon të shkojë në Holandë

Paqja mes Joan Laportës dhe Ronald Koemanit duket se është vetëm në aparencë. Presidenti i Barçës nuk e ka lejuar trajnerin holandez të marrë pjesë si i ftuar në një program televiziv holandez, në HLF8, të mërkurën e ardhshme.

Koeman u njoftua si mysafir i programit dhe kishte ndërmend të merrte pjesë, por klubi i ka rekomanduar trajnerit që të mos paraqitet në mënyrë që të mos “prishë” armëpushimin e nënshkruar mes tij dhe presidentit disa ditë më parë. Koeman ka në plan të vizitojë Holandën këto ditë dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me Johnny de Mol, drejtuesin e emisionit, por ai nuk do të jetë i pranishëm.

Barbara Barend, një gazetare e ftuar nga familja Koeman në Barcelonë ditët e fundit, shpjegoi se pjesëmarrja e Koemanit ishte e mbyllur paraprakisht dhe se trajneri i Barçës i kishte dhënë fjalën drejtuesit të emisionit Johnny de Mol, se do të ishte i pranishëm,  

Sipas HLF8, është vetë Laporta ai që ka vënë veton ndaj pranisë së tij për të shmangur problemet e mëtejshme pas ngjarjeve të fundjavës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat