Rennes befason, gjunjëzon PSG-në e Messit, Mbappes e Neymarit

Futboll

Rennes befason, gjunjëzon PSG-në e Messit, Mbappes e Neymarit

Nga: K.Goca Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:58
Rennes befason, gjunjëzon PSG-në e Messit, Mbappes e Neymarit

As laiku më i madh nuk ka besuar se Rennes do të gjunjëzojë PSG-në. 

Rennes ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj liderit PSG, në takimit e javës së 9-të të Kampionatit të Francës.

Futbollistët Laborde (45') e Tait (46') shënuan për Rennes. 

Messi, Neymar e Mbappe u paraqitën nga minuta e parë por nuk iu shkoi ndoresh ndaj Rennes, e cila sot befasoi të gjithë.

Humbja e parë e PSG-së pas 8 fitoreve. 

PSG kryeson me 24 pikë dhe Rennes renditet në vend të shtatë me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat