Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Futboll

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:49
Ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e hëna e 4 tetorit grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Sfida e parë e kuqezinjve është ajo ndaj Hungarisë më 9 tetor, e që do të luhet në transfertën e Budapestit, ndërsa ndaj Polonisë (12 tetor) ndeshja do të zhvillohet në Shqipëri, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

E hënë, 4 tetor:

Konferencë për mediat e trajnerit Edoardo Reja, i cili do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Hungarisë e Polonisë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:15.

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

 E martë, 5 tetor

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 13:00

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 6 tetor:

E enjte, 7 tetor:

E premte, 8 tetor:

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 18:00, në Puskás Aréna, Budapest

Seanca zyrtare stërvitore përpara ndeshjes me Hungarinë në stadiumin e ndeshjes, Puskás Aréna, ORA 18:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 9 tetor

Ndeshja kualifikuese Hungari-Shqipëri, ora 20:45, në Puskás Aréna, Budapest.

E diel, 10 tetor:

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 12:30

Seancë stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 11 tetor:

Konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 13:00, në kompleksin “Tropikal” në Durrës

Shëtitje zyrtare përpara ndeshjes me Poloninë, në kompleksin “Tropikal” në Durrës,, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 12 tetor

Ndeshja kualifikuese Shqipëri-Poloni, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat