PSG favorite

Futboll

PSG favorite

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:58
PSG favorite

Si rrallë herë, në javën e nentë të Ligue 1, Paris Saint Germanin do të zbresë në fushë që në orën 13:00, në fushën e Rennes.

Interesi në këtë sfidë është për të parë në versionin e tij më të mirë Lionel Messin, që realizoi një gol spektakolar në fitoren e parizienëve ndaj City-t në Champions.

Po nga kampionati francez këtë të diel do të transmetohen Lille – Marseille në orën 17:00 dhe St Etienne – Lyon në orën 21:00.

Në LaLiga është radha e Realit të Madridit, që luan në orën 16:15 në fushën e Espanyolit, me synim kthimin e diferencën prej tri pikësh me Atleticon, që futi në krizë më të thellë Barcelonën. Në orën 18:30 luhet Villareal – Betis, ndërsa sfida e fundit e kampionatit spanjoll në SuperSport do të jetë Granada – Sevilla, në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat