Dinamo me 10 lojtarë për 45 minuta ndal Partizanin

Futboll

Dinamo me 10 lojtarë për 45 minuta ndal Partizanin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 22:15
Dinamo me 10 lojtarë për 45 minuta ndal Partizanin

Derbi i parë Dinamo-Partizani, që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon u mbyll pa fitues.

Në Elbasan Arena dy skuadrat kryeqytetase ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1. “Blutë” e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh me sulmuesin shqiptar të Maqedonisë, Ibraimi që në minutën e 15-të.

Por, në minutat shtesë të pjesës së parë, “Nëndetësja” e drejtuar nga Shkëmbi do të penalizohej pas kartonit të kuq të Sofranac.

Pjesën e dytë, Partizani me superioritet numerik këmbëngul më shumë në drejtim të golit, ndërsa Dinamo me 10 lojtarë mbrohet me forca të shumta dhe niset me përpjekje të vakta në kundërsulm për ta zënë kundërshtarin në befasi.

Përpjekjet e “Të kuqëve” do të finalizoheshin vetëm në minutën e 76-të, kur Junior S. gjen golin e barazimit.

Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati dhe dy ekipet largohen me nga një pikë, që pak u shërben në renditjen e kampionatit deri më tani, ku Dinamo është në vendin e dytë me 6 pikë dhe Partizani 3. Tabela kryesohet nga Kukësi me 7 pikë, por me një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat