Një Tahir i qetë e në krye, një Tahir temperament e në fund!

Futboll

Një Tahir i qetë e në krye, një Tahir temperament e në fund!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:20
Një Tahir i qetë e në krye, një Tahir temperament e në fund!

Superliga e Kosovës në futboll, ka trajnerët emnakë! Tahiri i Drenicës e Tahiri i Llapit!

Tahir Lushtaku është kryetrajner i Drenicës nga Skenderaj dhe Tahir Batatina - kryetrajner i Llapit nga Podujeva.

Një Tahir i qetë e në krye, një Tahir temperament e në fund!

Tahir Lushtaku me Drenicën kryesojnë tabelën me 14 pikë (4 fitore, 2 barazime e 1 humbje, ndërsa Tahir Batatina me Llapin janë në fund e me 3 pikë (tre barazime e katër humbje).

Emnakët, njëri po e shijon lezetin e rezultateve e tjetri po vuan ende për fitore. 

Tahir Batatinën ende nuk po e lëshon dehja nga trofeu i Kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Të veçantat?

Tahir Lushtaku njihet si burrë i fjalës, i qetë (veprimtar i shquar 1998-1999, kontriboi në luftën e UÇK-së) dhe nuk bën shumë zhurmë, para se të thotë fjalën mendon tre herë e shkrep një herë, por nuk tërhiqet më nga fjala e tij!

Lushtaku në debate sportive nuk lejon me i ndërhyrë ndonjë analist kur nuk e ka arsyen por e qorton e i thotë: "Unë po flas, kur të kryej unë, folni ju". 

Qëndrimin e ka qëndrim. 

Tahir Batatina njihet si burrë i fjalës, i pushkës (1998-1999, e luftoi pushtuesin serb) dhe temperament i madh, sidomos gjyqtarët për të janë ëndrra më e keqe e mundshme, shpesh ankohet në ta! Batatina kur e thotë fjalën edhe nëse e ka keq, nuk tërhiqet, qëndron në burrërinë e tij.

Me mbyt e mbytë por me frikësuar është zor, madje edhe për gjininë e bukur është xhentëlmen në debate sportive, i thumbon ashtu siç mendon dhe fare nuk skuqet sepse e vlerëson debatin si vlerë sportive.

Tahirat e Superligës, i urti e temperamenti! Superliga pa ta si peshku pa uji!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat