Thaçi: Kemi punuar për këto rezultate, objektivat tona janë të qarta

Futboll

Thaçi: Kemi punuar për këto rezultate, objektivat tona janë të qarta

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:38
Thaçi: Kemi punuar për këto rezultate, objektivat tona janë të qarta

Pas shtatë xhirove, skuadra e udhëhqur nga trajneri Tahir Lushtaku, është në vendin e parë me 14 pikë.

Kapiteni i kësaj skuadre, Arbios Thaçi, në një prononcim për GazetaBlic Sport, tha se është i lumtur për rezultatet e arritura, por tha gjithashtu se kanë punuar shumë për një edicion sa më të suksesshëm.

“Ndeshjet e deritanishme kanë shkuar shumë mirë, këto rezultate nuk janë rastësi, sepse ne kemi punuar për t’i arritur ato. Ne çdo ndeshje deri më tash kemi tentuar që të japim më të mirën dhe jam i lumtur që kemi marrë edhe rezultatet e merituara.

Objektivat tona janë të qarta, duam që ndeshjet t’i marrim një nga një dhe natyrisht me motivin maksimal për rezultate pozitive. Do të bëjmë më të mirën dhe do të presim se si do të rrjedhin gjërat“, tha fillimisht Thaçi për GazetaBlic Sport.

Më pas ai foli për ndeshjen ndaj Ballkanit, ndeshje kjo që do të zhvillohet ditën e shtunë në Suharekë.

“Ndeshja me Ballkanin është një lojë shumë e vështirë, sepse ne luajmë me një nga skuadrat më të mira në Superligë. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë takim edhe pse koha nga ndeshja në ndeshje është relativisht e shkurtër. Në fund të takimit besoj që do të dalim me një rezultat pozitiv“, përfundoi Thaçi.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Drenicës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat