Ademi: Domgjoni mbetet në pritje të lejes nga FIFA 

Futboll

Ademi: Domgjoni mbetet në pritje të lejes nga FIFA 

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:18
Ademi: Domgjoni mbetet në pritje të lejes nga FIFA 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i ngazëllyer që Toni Domgjoni së shpejti do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Ademi shprehet me fjalët më të mira ta mundshme për futbollistin e Vitesses.  

“Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. 

Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij.

Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje të lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin. Në këtë aspekt, FFK-ja dëshiron të falënderojë edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në pajisjen e Domgjonit me pasaportën e Kosovës.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Toni Domgjonit i uroj mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj që shpejt shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollistë kosovarë që janë në Evropë”, ka thënë Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat