Dinamo-Partizani, derbi shqiptar

Futboll

Dinamo-Partizani, derbi shqiptar

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:18
Dinamo-Partizani

Dinamo-Partizani, java e katërt e Abissnet Superiores ngre siparin me një përballje që aq shumë i kishte munguar futbollit shqiptar. Historia zbret në tapetin e Elbasan Arenës për tu ripërtëritur me një tjetër episod që vë përballë dy emra të mëdhenj të historisë. Edhe në këtë ritakim pas një kohe të gjatë vijnë si pretendentë.

Dinamo e investuar në financa dhe me një merkato inteligjente për rikthimin në elitë synon menjëherë majat, për Partizanin e Ilir Dajës,me shumë ndryshime nga viti i kaluar por me një merkato të bujshme, objektivi mbetet gjithmonë titulli. Largësia nga kryeqyteti pritet të mos stepë tifozët, ata blu që aq shumë e kanë pritur Dinamon e tyre në elitë, përballë të kuqve që nuk mund të mungojnë në këtë takim të vecantë.

Në fund të fundit, ata janë një pjesë e rëndësishme e bukurisë së derbit, për ta bërë të bukur në fushë mendojnë skuadrat. Ajo e Bledi Shkëmbit, që në 2008 si lojtar i Partizanit humbte finalen e titullit përballë një Dinamoje që drejtohej nga Ilir Daja, trajneri actual i të kuqve, me ndihmësin e tij Pollozhanin, që atë sfidë e luante me blutë në fushë. E tashmja i thërret në mission në të tjera pozicione e llogore.

Sikur të mos mjaftonte uria e derbit, të dyja skuadrat vijnë të etura për fitore pas rezultateve të para në këtë fillim kampionati, Dinamo ka treguar muskujt në barazimet me Teutën e Laçin, duke u shprehur mjaft mirë, Partizani pas një ndeshje të mirë me Vllazninë ku mund të kishte marrë dicka më tepër se barazimi.

Trajnerët kanë në dispozicion zgjedhjet më të mira, Shkëmbi pritet ti besojë pak a shumë të njëjtit formacion, duke future Mihanën titular përkrah Cinedu dhe Ibrahimin trekuartist në skemën me dy sulmues, te Partizani mungesa e vetme është Damcevski me Ilir Dajën që mund ti japë një shans Albion Markut ndërsa në sulm, përvec titullarve Sten Junior e Cara, shkelmon për një fanellë nga minuta e parë edhe Filipovic. Të gjithë janë gati, një derbi i pret për tu luajtur, e padyshim, për t’u fituar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat