Selmani i Renovës, po e çon në këmbë Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Selmani i Renovës, po e çon në këmbë Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:34
Selmani i Renovës, po e çon në këmbë Kampionatin e Maqedonisë së Veriut

Në maj të këtij viti, ekipi i Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, mezi shpëtoi nga rënia prej lige, por në sezonin e ri, ekipi i trajnerit Qatip Osmani, të paktën tani për tani, është befasia më e këndshme.

Së bashku me Shkupin (17 pikë) ndajnë vendin e parë pas javës së 8 - të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti Remzifaik Selmani është në formën më të mirë, shtatë gola dhe me disa asistime.

Selmani është thjesht “bombarduesi” i Renovës.

Vetëm duhet kujtuar se çfarë loje tregoi kundër Bregallnicës dhe çfarë goli fantastik shënoi nga goditja dënimi.

Mirçevski i prin listës së shënuesve me 8 gola, i ndjekur nga Selmani me 7.

"Unë jam duke luajtur mirë deri më tani, ndihem mirë. Unë luaj mirë dhe është mirë që i shfrytëzoj rastet.

Sigurisht që e respektoj Mirçevskin, ashtu si të gjithë të tjerët, por shpresoj që në fund do të jem ai që do të jem shënuesi i parë në Ligë ”, thotë futbollisti më i mirë i Renovës për “Sportmedia”.

"Ne si klub, para fillimit të sezonit theksuam se ambiciet tona janë të shkojmë në Evropë, qoftë përmes Kupës apo kampionatit.

Kështu që ne të mos e ngarkojmë veten shumë në betejën për vend të parë. Ne do të përpiqemi të luajmë gjithnjë e më mirë nga ndeshja në ndeshje dhe nëse na jepet një rast, sigurisht që do ta shfrytëzojmë. Ky sezon do të jetë shumë interesant, ka disa kandidatë për vendin e parë",-  tha Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat