Moldavët tallen keq me “kurorën” e Real Madridit

Futboll

Moldavët tallen keq me “kurorën” e Real Madridit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:13
Moldavët tallen keq me “kurorën” e Real Madridit

Sherif Tiraspol është një surprizë e madhe deri tani, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Një skuadër modeste moldave deri dje, që merr pjesë për herë të parë në historinë e vet në këtë fazë të kompeticionit më të rëndësishëm në kontinent.

Mjafton t’u kujtojmë se para pak vitesh e mundte Kukësi në Champions, ndërsa kësaj vere ka luajtur kundër Teutës në sfidat paraeliminatore. Të martën në mbrëmje mposhti brenda në “Bernabeu” 13 herë kampionët e Europës, duke lënë pa fjalë opinionin futbolldashës global.

Një rast që dëshmon më së miri se ndonjëherë mund të ndodhë që Davidi ta mundë Goliathin. Pasi mundën Shakhtar Donetsk 2-0 në debutimin e tyre, moldavët e drejtuar nga trajneri Vernydub nënshkruan një fitore historike 2-1, duke mposhtur “Los Blancos” e Carlo Ancelotti.

Festë e madhe pas bilbilit të trefishtë të kryesorit: Së pari në fushë, pastaj në dhomat e zhveshjes e në fund në rrjetet sociale. Sherif Tiraspol, në profilet e tij zyrtare, në fakt, festoi duke modifikuar logon e tij vetëm për një mbrëmje, të cilës i shtoi simbolin e kurorës (mbretërore, sepse Reali është klub mbretëror në Spanjë) së stemës së Real Madridit.

Pastaj, pak hapësirë ​​për fjalët: “No Comment”. Kjo “Hirushe” e Ligës së Kampionëve do të vizitojë “San Siro” në ndeshjen tjetër të këtij raundi. Interi dhe Inzaghi janë të paralajmëruar! Para zikaltërve, dy “kurbanë” të bujshëm janë bërë nga moldavët mrekullibërës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat