​Me këtë gol Ronaldo ia siguroi fitoren United ndaj Villarrealit ne sekondat e fundit të ndeshjes

Futboll

​Me këtë gol Ronaldo ia siguroi fitoren United ndaj Villarrealit ne sekondat e fundit të ndeshjes

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:25
Cristiano Ronaldo

Manchester United ka arkëtuar tri pikët e para në grupin F të Ligës së Kampionëve pas një fitoreje me përmbysje ndaj Villarrealit të mërkurën.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 53’ me golin e Pablo Alcacer, por “Djajtë e Kuq” reaguan fuqishëm për t’i siguruar tri pikë nga ky takim.

Alex Telles shënoi një gol të bukur në minutën e 60’ dhe kur po mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli ylli portugez Cristiano Ronaldo që realizoi në minutën e 95’ të ndeshjes.

Manchester United ka tri pikë pas dy ndeshjeve në grupin F dhe renditet në vendin e tretë me tri pikë, aq sa ka edhe Young Boys në vendin e dytë.

Ndërsa ky grup kryesohet nga Atalanta me katër pikë pas dy ndeshjeve.

Ky ishte goli i Cristiano Ronaldos.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat