Spalletti: Ndaj Spartakut e vështirë

Futboll

Spalletti: Ndaj Spartakut e vështirë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 20:55
Spalletti: Ndaj Spartakut e vështirë

Në Itali Napoli i sheh të gjithë nga lart, megjithatë në Europa League e nisi me një barazim në transfertën ndaj Leicester dhe do të provojë të marrë fitoren e parë të enjten në mbrëmje ndaj rusëve të Spartakut të Moskës.

Trajneri Luciano Spalletti pranoi rëndësinë e takimit dhe vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, teksa falë eksperiencës në Rusi, tha se e di mirë seriozitetin me të cilin ata i përgatisin ndeshjet europiane.

“Spartaku është një skuadër shumë e mirë, që humbi padrejtësisht ndeshjen e parë dhe tani do të kërkojë pikë për të qëndruar në garë. Për më tepër, në Rusi i vlerësojnë maksimalisht ndeshjet e Europa Leagues dhe luanë gjithmonë me më të mirët”, tha trajneri i Napolit.

Spalletti pranoi se po mendon për të bërë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj rusëve, teksa thekson se me 5 zëvendësime në dispozicion, duhen të paktën 3 gola për të mbyllur një takim.

“Për nesër po mendoj për disa zëvendësime, pasi disa futbollistë kanë marrë shumë ngarkesë këto kohë dhje duhet t’i ruajmë nga një dëmtim i mundshëm.

Pesë zëvendësimet e kanë ndryshuar shumë futbollin dhe tani duhet të shënosh të paktën tre gola, për ta siguruar fitoren. Më parë nëse kishe avantazh të dyfishtë 20 minuta para fundit, nuk kishte mundësi përmbysjeje, por me 5 zëvendësime, tani ndodh gjithçka”, tha Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat