Nuhiu: Nuk bezdisëm shumë

Futboll

Nuhiu: Nuk bezdisëm shumë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:15
Nuhiu: Nuk bezdisëm shumë

Një ditë përpara ndeshjes, klubi futbollisitk “Drita” ka mbajtur një konferencë për media, ku ka biseduar për takimin e radhës ndaj Dukagjinit që zhvillohet nesër, trasnmeton Insporti.

Nuhiu th ase e do të jetë një ndeshje e vështirë në transfertë, por e sheh se mund ta fitojnë këtë takim.

“Kemi një transfertë të fortë realisht, njohim mirë kundërshtarin e radhës dhe ka një skuadër të mirë brenda grupit. Neve nuk do të na gënjejë klasifikimi, sepse kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe mendoj se ata kanë merituar më shumë pikë sesa kanë për momentin, sigurisht mund të jetë faktori fat në këtë aspekt.

“Kam punuar shumë me futbollistët këto ditë, sikurse në atë taktik dhe psikologjik, për shkak se po vijmë nga një humbje. Mendoj se skuadra është gati për të reguar dhe për të treguar karakter”.

“Në momentin që ndeshjen e humbin në atë mënyrë (ndaj Gjilanit) nuk bezdisëm shumë pasi krijuam, u munduam dhe patëm angazhim. Mund ta quaj edhe një humbje aksidentale. Djemtë pritet që të tregojnë karakter nesër dhe nuk besoj se do të ndikojë kjo”.

“Që nga fillimi kam thënë disa herë këtu që kemi pasur dëmtime, na kanë munguar 2-3 lojtarë ose diçka e ngjashme. Ata po punojnë që të rikthehen tek goli, nuk është e lehtë por dalë ngadalë unë e shoh që po kthehen”.

“Derisa të jem unë trajner në këtë skuadër, gjithmonë për sukes do të jenë futbollistët, në rast humbje gjithmonë do të marrë përgjegjësit e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat