Te Tirana nuk mund të jenë të kënaqur

Futboll

Te Tirana nuk mund të jenë të kënaqur

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:42
Te Tirana nuk mund të jenë të kënaqur

Në teori duhet të ishin 9 pikë, kaq pretendonin tifozët bardheblu e ndoshta dhe drejtuesit me kalendarin e 3 javëve të para në dorë para nisjes së këtij kampionati, por ndaj Egnatias dhe Kastriotit kanë ardhur dy barazime, fituan vetëm ndeshjen e parë me Skënderbeun.

Te Tirana nuk mund të jenë të kënaqur, një kampionat ku barazimet dominojnë mund të shërbejë si ngushëllim, por deri në një farë mase. Bardheblutë praktikisht janë ndeshur me skuadrat më pak të kuotuara të kampionatit, shkruan Supersporti.

Pavarësisht se e ardhmja mund ti përvijojë ndryshe, Skënderbeu, Egnatia dhe Kastrioti janë të vetmet skuadra të Abissnet Superiores, që nuk e nisin këtë edicion me objektivat madhorë. Orges Shehit I duhet të gjejë mekanizmat e duhur që gjërat të funksionojnë, edhe për faktin se kalendari tani për bardheblutë është shumë më impenjativ.

Si fillim një përballje me Laçin në shtepi, dhe pastaj pas pauzës përvec sfidës me Shkumbinin në Kupë, kampionati vë përballë Teutën, derbin e madh me Partizanin dhe pastaj Vllazninë. Të gjithë kundërshtarë që do të jenë një test real për forcën bardheblu dhe shanset e kryeqytetasve për të shkuar sërish te titulli kampion. 

Gjithsesi për momentin të gjitha mendimet shkojnë për sfidën me Lacin, një tjetër skuadër e kuotuar që ka bërë më pak se pritshmëritë dhe vjen me shumë uri përballë Tiranës.

Pastaj ndoshta pauza e kombëtareve do t’i shërbejë Shehit për axhustimet e nevojshme me pak më tepër qetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat