Guardiola konfirmon mungesën e Gundoganit para ndeshjes me PSG

Futboll

Guardiola konfirmon mungesën e Gundoganit para ndeshjes me PSG

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:50
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar mungesën e yllit të skuadrës për ndeshjen ndaj PSG.

Duke folur në konferencë për shtyp, Guardiola konfirmoi se mesfushori Ilkay Gundogan do mungojë ndaj PSG-së dhe në vikend kundër Liverpoolit.

Kur u pyet për gjermanin, përgjigja e teknikut spanjoll ishte e qartë.

“Jo, nuk kthehet para pushimit internacional”, deklaroi ai.

Po ashtu, Guardiola konfirmoi se ndaj PSG-së, mbrojtësi John Stones nuk do jetë nga minuta e parë ngase nuk është plotësisht i gatshëm.

Gundogan ka kontribuar me një gol dhe një asistim në pesë paraqitje për “Qytetarët” këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat