Prezantohet Besart Berisha te Prishtina

Futboll

Prezantohet Besart Berisha te Prishtina

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:40
Prezantohet Besart Berisha te Prishtina

Besart Berisha është prezantuar zyrtarisht si futbollist i FC Prishtinës. Berisha është prezantuar me fanellën e klubit në konferencën që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Berisha së bashku me zyrtarët e klubit dhe presidentit Remzi Ejupin janë duke mbajtur një konferencë për medie, në të cilën po flitet rreth transferimit të tij në klubin më të trofeshëm në Kosovë.

“E falënderoj kryetarin, e krejt klubin që më ka dhënë mundësinë.

Mendimi im është klubi ma i madh, gjithmonë e kam përcjell, kam pasur kontakte shumë. Jam i lumtur që kam ardhur, me tregu drejtë mezi po pres me fillu stërvitjet”, deklaroi Berisha, raporton Insporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat