Trajneri i Southampton kritikon shqiptarin

Futboll

Trajneri i Southampton kritikon shqiptarin

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:08
Trajneri i Southampton kritikon shqiptarin

Southampton fitoi ndaj Sheffield United duke kaluar më tej në fazën e Kupës. Armando Broja luajti për 90 minuta dhe nuk shënoi, duke humbur edhe penallti nê ruletën ruse.

Trajneri Hasenhutl e ka kritikuar në përfundimin e takimit duke veçuar lehtësinë sesi Broja i merr ndeshjet.

“Nuk do të ishte e lehtë, me një ekip të Championship.

Në fillim ti duhet të mësosh që tê luftosh për të fituar vendin, ky ishte problemi i Brojës. Nuk e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen dhe kjo duhet për të fluturuar nga ndeshje të tilla.

Këtê duhet të mësojë Broja. Ka kualitete, e shohim që ka, duhet të punojmë shumë. E kam thënë që ështê i ri me potencial dhe ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Hasenhutl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat