Gafa e portierit shqiptar po bën jehonë

Futboll

Gafa e portierit shqiptar po bën jehonë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:31
Gafa e portierit shqiptar bëri jehonë

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes 1-0 të ekipit të tij ndaj Galatasarayt në kudër të Ligës së Evropës.

Natyrisht se s’kishte qysh të mos fliste për protagonistin e mbrëmjes, për shkak të cilit, Lazio humbi në fund.

Bëhet fjalë për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E, falë gabimit të pafalshëm të Strakoshës, që në tentim për ta kontrolluar topin, e futi vet atë në rrjet.

“Strakosha bëri një gabim dhe ne pranuam një gol të pafat”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

“Në fakt luajtëm mirë. Ishim duke luajtur një ndeshje të kontrolluar. Fatkeqësisht, ne pranuam një gol të pafat dhe humbëm ndeshjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat