Dëmtohet Lemar

Futboll

Dëmtohet Lemar

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:27
Dëmtohet Lemar

Lajme aspak të mira për trajnerin e Atleticos së Madridit, Diego Simeone, i cili humbi shërbimet e Thomas Lemar për të paktën 10 ditë.

25-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e grupeve të Champions Leageu përballë Portos.

Mesfushori iu nënshtrua vizitave të detajuara mjekësore që konfirmuan një dëmtim muskulor.

Mjekët pohuan se francezi do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë dhe do të humbasë sfidat e kampionatit me Athletic Club, Getafe dhe Alaves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat