Nuhiu: Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit

Futboll

Nuhiu: Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:39
Nuhiu: Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit

Kanë përfunduar tri takimet e së mërkures në kuadër të Superligës së Kosovës.

Drita dhe Ballkani kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës i cili u zhvillua në Gjilan, shkruan Gazeta Olle. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mendon se skuadra që ai drejton ishte më kërkuese në duel me Ballkanin.

Ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Kishim pak më tepër dhe ishim më kërkues se sa kundërshtari. Ballkani na kishte analizuar mirë. I përgëzoj lojtarët për kryerjen e detyrave në mënyrë shumë të mirë.

Kundërshtari ndoshta mori atë që kërkoi.

U mbrojt mirë. Janë disa futbollistë që do hyjnë në formë në ndeshet e radhës dhe do të shkojnë shumë lartë. Në derbi duhet të shfrytëzohen rastet. Barazimi pa gola ishte edhe meritë e kundërshtarit”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat