Barcelona asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League

Futboll

Barcelona asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:33
Barcelona asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League

Edhe pse pak ditë më parë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha se ekipi katalanas ishte me fat që kishte atë si trajner, ata shënuan rekordin më negativ në histori.

Asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League. E paimagjinueshme për një skuadër si Barcelona, ku vitet e fundit ka qenë ekipi që krijonte më shumë raste. 

Ditën e djeshme katalanasit u mposhtën nga Bayern Munich me  rezultatin 0-3 në Camp Nou përpara gati 40 mijë tifozëve. 

Barcelona pa Lionel Messi-n ishte tepër e dobët për Bayern-in e Mynich. 

Një gola i Myler dhe dy gola të Levandovskit u dhanë gjermanëve tri pikët e para në këtë grup, ku në ndeshjen tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat