​Ndodh edhe kjo, shënohet statistika që shpërfaq hapur dështimin total të Barçës kundër Bayernit

Futboll

​Ndodh edhe kjo, shënohet statistika që shpërfaq hapur dështimin total të Barçës kundër Bayernit

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Bayerni i Mynihut e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në stadiumin “Camp Nou”.

Gjigantët bavarez ishin skuadër shumë më e mirë që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe kështu edhe i shënuar tre gola më anë të Thomas Mullër dhe Robert Leëandoëskit që e mposhti dy herë Ter Stegenin.

Nëse shikohen statistikat e kësaj ndeshjeje, vërehet shumë lehtë një paraqitje shumë e dobët që nuk është parë asnjëherë në historinë e klubit katalanas.

Në fakt, Bayerni e kishte edhe posedimin e topit në këtë ndeshje, gjë që është diçka e rallë për rivalët e Barçës, por sikur kjo të mos mjaftonte, skuadra e Ronald Koeman gjatë 90 minutave lojë, nuk e bëri asnjë goditje brenda kuadratit të portës së Bayernit.

Kjo tregon një dominim total të Bayernit dhe mbi të gjitha një paraqitje skandaloze të Barcelonës para tifozëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat