Barcelona nuk heq dorë nga transferimi

Futboll

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:46
Barcelona nuk heq dorë nga transferimi

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi!

Skuadra e Barcelonës ka hedhur sytë nga Premier League dhe synon të sjellë në “Camp Nou” mbrojtësin spanjoll Aymeric Laporte, që luan me Manchester City. Lajmin ky që konfirmohet nga “Fichajes”.

Edhe gjatë kësaj vere pati disa përpjekje nga ana e ekipit “blaugrana” për mbrojtësin 27-vjeçar, por që nuk patën rezultat. Gjithsesi, katalanasit do të përpiqen të sigurojnë këtë transferim në merkaton e dimrit.

Për Barcelonën do të jetë e vështirë të arrijë të sigurojë shërbimet e Laporte, duke qenë se ai është titullar te ekipi i trajnerit Guardiola (3 ndeshje e 1 gol këtë sezon në Premier League).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat