A do rinovojë Pogba me Unitedin? Eksperti i transferimeve i zbulon të gjitha

Futboll

A do rinovojë Pogba me Unitedin? Eksperti i transferimeve i zbulon të gjitha

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:41
Paul Pogba

Që disa muaj, e ardhmja e mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba ka qenë në dyshime.

Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa është ‘shënjestër’ e PSG-së, kurse në të kaluarën u kërkua edhe nga Real Madrid dhe Juventus.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano derisa fliste për “UnitedStandMUFC”, zbuloi se marrëveshja është shumë larg.

“Situata e kontratës së Pogba është duke zgjatur shkaku që duhet pajtimi me të dy, Pogba dhe Raiola”.

“Paul Pogba është i lumtur me jetën në Manchester United, atmosfera është pozitive dhe është i lumtur me transferimet e verës”.

“Situata ka qenë pozitive që nga korriku. Mancehster United kanë propozimin në tavolinë, por marrëveshje është ende shumë larg”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në rast që deri në janar nuk nënshkruan, Pogba ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë me cilëndo skuadër që do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat