Ismet Munishi: Poshtë parazitët e futbollit

Futboll

Ismet Munishi: Poshtë parazitët e futbollit

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 23:44
Ismet Munishi: Poshtë parazitët e futbollit

Kryetrajneri i Gjilanit, ismet Munishi, ka befasuar me një postim në profilin e tij, duke iu drejtuar një pjese të madhe me fjalë më të mira, por duke i kundërshtuar fuqishëm edhe ata që nuk kanë erë në futboll. 

“Respekt për futbollistët që djersitin fanellën, luftojnë për skuadrat e tyre.

Respekt për njerëzit që investojnë, trajnerët që nuk i zë gjumi dhe tifozët që kanë të drejtën absolute  me kritiku sepse janë të shenjtë.

Poshtë parazitët e futbollit dhe ata që pa kokërr kredibiliteti dhe eksperiencë të niveleve të kënaqshme, flasin për futboll dhe analizojnë me epizoda.

Duhet karizëm e rrallë, dijeni e madhe, karakter i fort e i drejt me rezistu kohën e Kometës dhe me qenë aktual e karizmatik e i fortë bile.

Rrnoftë futbolli. Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Ismet Munishi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat