Xherdan Shaqiri mjeshtër i lojës, asiston për fitoren bindëse të Lyonit

Futboll

Xherdan Shaqiri mjeshtër i lojës, asiston për fitoren bindëse të Lyonit

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:20
Xherdan Shaqiri mjeshtër i lojës, asiston për fitoren bindëse të Lyonit

Futbollisti Xherdan Shaqiri debutoi për mrekulli për skuadrën e Lyonit, duke shënuar fitore me rezultat 3:1 kundër Strasburgut, në takimin e javës së pestë të Kampionatit të Francës.

Shaqiri, reprezentuesi i Zvicrës, tregoi angazhim të madh dhe asistoi në golin e dytë, duke harkuar dhe Denayer shënoi me kokë në minutën e 64-të. 

Ylli nga Kosova ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për skuadrën rivale.

Image

Ai u zëvendësua në minutën e 74-të por në debutim me ekipin e ri dëshmoi mjeshtrin e tij.

Golin e parë e realizoi Dembele në minutën e 8-të dhe të tretin Paqueta (87’).  Në minutën e 90+7, Diallo nga penalltia ngushton humbjen në 3:1. 

Lyoni renditet në pozitën e 7-të me 8 pikë, ka katër më shumë se Strasburgu që zë vendin e 15-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat