Feronikeli e hesht Llapin në Merdarë

Futboll

Feronikeli e hesht Llapin në Merdarë

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Feronikeli nga Drenasi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në Merdarë, kundër Llapit nga Podujeva.

‘Nikli’ shënoi fitore e parë, ndërsa llapjanët zhgënjejnë dhe për  tre ndeshje kanë vetëm dy barazime e një humbje.

Mysafirët kaluan në epërsi në fund të pjesës parë me golin Dren Gashit. 

Në minutën e 63-të, zëvendësuesi Diar Prokshi shënon për fitoren 0:2 të Feronikelit. Në minutën e 83-të, Dren Gashi supergol por anulohet se ishte në pozitë jashtë loje.

Kryetrajneri i skuadrës nga Drenasi, Faruk Elshani, është i lumtur për tri pikë që importuan nga Merdara. 

Pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës, Feronikeli zë vendin e gjashtë me 3 pikë dhe Llapi është dy pozita më poshtë me vetëm 2 pikë.   
 
Superliga e Kosovës
Gjilani - Dukagjini 0:0
Llapi - Feronikeli 0:2
Drenica - Prishtina 2:1
Malisheva - Drita 0:1
Ballkani-Ulpiana 3:2

Tabela 
1. Ballkani    3    2    1    0    6:4    7
2. Drenica    3    2    1    0    5:3    7
3. Drita    3    2    1    0    7    3:1 7
4. Gjilani    3    1    2    0    5    2:1 5
5. Malisheva    3    1    1    1    4:3 4
6. Feronikeli    3    1    0    2    3:3    3
7. Dukagjini    3    0    2    1    3:4    2
8. Llapi    3    0    2    1    1    1:3    2        
9. Prishtina    3    0    1    2    2:4    1 
10. Ulpiana    3    0    1    2    4:7    1
1Në javën e katërt takohen: Drita-Ballkani, Feronikeli - Dukagjini, Llapi - Malisheva, Ulpiana - Drenica dhe Prishtina - Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat