Bojku, optimist

Futboll

Bojku, optimist

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 12:00
Bojku, optimist

Struga Trim Lum pas 5 xhirove të para ka regjistruar 2 fitore dhe 3 barazime dhe bashkë me Bregallnicën janë dy skuadrat e vetme për momentin që nuk kanë pësuar në elitën e futbollit vendor.

Kjo seri pozitive e Struga Trim Lum, Besmir Bojku shpreson të vazhdojë edhe pas kësaj jave, edhe pse i njëjti pranon se Skopje është një skuadër agresive dhe mirë e organizuar.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, kjo pasi Skopje është një ekip shumë i organizuar dhe agresiv. Struga Trim Lum do të luaj e motivuar dhe me besim që pikët e plota do të mbesin në Strugë” – është shprehur Besmir Bojku për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja Struga Trim Lum –Skopje zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 16:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat